Për të tretin vit me radhë: Ky është qyteti më i dhunshëm në botë (Video)

0

Qyteti meksikan Juarez, është i vendosur në luginën me të njëjtin emër, ndërsa për të tretin vit radhazi ka marrë titullin e qytetit më të dhunshëm në botë.

p-euml-r-t-euml-tretin-vit-me-radh-euml-ky-euml-sht-euml-qyteti-m-euml-i-dhunsh-euml-m-n-euml-bot-euml-video_hdBosët e karteleve mafioze, në këtë qytet zhvillojnë tregtinë e drogës, të armëve dhe të qenieve njerëzore, ndërsa me gjakftohtësi vrasin këdo që ndërhyn në biznesin e tyre.

Sot Juarezi është lugina më ‘tmerruese’ nga të gjitha vendet e Amerikës së Veriut, transmeton Telegrafi.

“Ju do të hasni në kufoma që gjenden kudo rrugëve të qytetit. Nëse nuk jeni në shtëpi dhe dëgjoni zërin e armës, mund të vriteni”, thotë Alejandro Montes, punonjës në stacionin e vetëm të gazit në qytetin Praxedis Guadalupe.

Policët e fundit u ekzekutuan në vitin 2009, ndërsa aktualisht qyteti ka mbetur pa asnjë polic të vetëm.

“Bosët e drogës kanë zëvendësuar autoritetet policore dhe nëse dëshironi të mbijetoni, ju duhet të jetoni sipas rregullave të tyre”, shton Alejandro.

Besohet se qyteti ishte nën kontrollin e kartelit Sinaloa, ndërsa bosi i saj njihet me nofkën Zambada, i cili u zëvendësua nga “El Chapoa” Guzman, pasi ai u arrestua vitin e kaluar.

Mbikëqyrjen e rrugëve e mori grupi i tij, me ç’rast janë shtuar rrëmbimet, torturat dhe prerjet e kokave. Banorët jetojnë në frikë të vazhdueshme të dhunës brutale.

Në luginë dikur kanë jetuar rreth 60 mijë banorë, ndërsa aktualisht janë vetëm 5000. Të tjerët janë larguar ose janë ekzekutuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com