Për ta larguar varësinë nga interneti, kinezi pret dorën e vet

0

Një adoleshent kinez është dërguar me urgjencë në spital pasi e kishte këputur dorën e tij në tentim për ta shëruar varësinë e tij ndaj internetit.

kineziNë Kinë, sipas të dhënave zyrtare, janë rreth 24 milionë adoleshentë të varur nga interneti ndërsa janë hapur edhe shumë qendra për rehabilitimin e tyre.

Mirëpo, një 19 vjeçar, ka ndërmarr një veprim të rëndë për t’ia hequr vetes këtë ves, duke e këputur dorën e vet.

“Nuk mund ta pranojmë atë që ka ndodhur. Erdhi krejtësisht papritmas. Ka qenë djalë i mençur”, ka thënë nëna e tij, që nuk deshi të identifikohej, transmeton Koha.net.

Ajo tregon të ketë shkuar në dhomën e gjumit të të birit të saj të mërkurën në mbrëmje kur e kishte kuptuar se djali i saj nuk është në shtëpi. Ajo kishte gjetur një letër në shtratin e tij.

“Nënë, jam në spital për një kohë. Mos u brengos. Me siguri se do të kthehem shumë shpejtë”, ka shkruar ai në letër mes tjerash.

Fatmirësisht, kirurgët e një spitali lokal ia kanë dalë që t’ia rivendosin dorën e këputur pasi ajo u gjet nga policia por thanë se nuk mund të garantojnë nëse funksionaliteti i saj do të jetë si ka qenë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com