Për një shuplakë u vranë tre persona, si ndodhi ngjarja në Mat
08:31 | 12 Tetor 2018

54-vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit:

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :

Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit Buci, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat (banor fshati).

Nga plumbat është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Aurela Hoxha