Për gjashtë muaj – tri takime Erdogan - Vuçiq, 20 marrëveshje Turqi – Serbi
12:12 | 29 Janar 2018
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po qëndron në Turqi. Atje ai do të ketë një takim të përbashkët me kryetarin turk Rexhep Taip Erdoganin dhe me anëtarin e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviqin. Mediet serbe përkujtojnë se ky është takimi i tretë brenda gjashtë muajve ndërmjet kryetarit serb Vuçiq dhe atij turk Erdogan. Ato thonë se takimi i parë kishte ndodhur në korrikun e vjetëm në Stamboll, i dyti në tetorin vitit të shkuar në Beograd e në Novi Pazar dhe i treti tash, transmeton Koha. net. Në takimin më të ri, siç njofton novosti, do të bisedohet për marrëdhëniet e serbëve e të boshnjakëve në Bosnjë e Hercegovinë por edhe për ato në Serbi. Kjo gazetë e Beogradit shton se në bisedimet e sotme do të flitet për politikën turke në Ballkan si dhe për ndërtimin e autostradës Sarajevë – Beograd që financohet nga Turqia. Vuçiq dje në Stamboll është takuar me biznesmenin turk dhe pronarin e Tie Group, Mesut Toprak, i cili në Kralevë shkon me investime të reja me vlerë 35 milionë dhe me 2.500 vende të reja pune. Ndërmjet Serbisë e Turqisë janë nënshkruar 20 marrëveshje bashkëpunimi.

Kristin Prengaj