Për disponim të mirë, hani pemë dhe perime

0

 

Një ekip i psikologëve nga Universiteti Otago, në Zelandë të Re, ka kërkuar nga qindra të rinj që të mbajnë shënime për ushqimin që konsumojnë.

Në fund të periudhës testuese është konstatuar se të gjithë ata që konsumojnë sasi të mëdha të pemëve dhe perimeve janë më të lumtur, më të qetë, dhe kanë më shumë energji.

Personat që konsumojnë ushqimin e shpejtë, ndërkaq, kanë shpesh ndryshim të disponimit.

Pas një analize të detajuar është konstatuar se të rinjtë duhet të konsumojnë 7 deri në 8 porcione të pemëve dhe perimeve gjatë një ditë të vetme – në mënyrë që të vërejnë ndryshimin e dukshëm pozitiv në organizmin e tyre.

Studimi po ashtu ka nxjerrë konstatimin se ushqimi ndikon shumë në disponimin e njerëzve.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »