Për besimtarët islam sonte është nata e Beratit

0

Për besimtarët e fesë islame sot është nata e Beratit të cilët e shënojnë me agjerim, lutje dhe kërkim falje. Kjo natë është nata që ngriten punët e besimtarëve Islam tek Allahu, tha Sevder Bajrami sekretarë pranë këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc. Sot muslimanët në tërë rruzullin toksorë me agjerim, lutje dhe kërkim falje shënojn natën e Beratit.

11165250_446807458819284_5001830235073755323_n

Muaji Shaban është muaji i tetë sipas kalendarit të Hënës, muaj ky i cili i paraprinë muajit të agjërimit, dhe Kur’anit që është muaji i Ramazanit. Muaji Shaban për dallim nga muajt e tjerë, karakterizohet me dy ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme: Nata e katërmbëdhjetë e muajit Shaban që njihet si nata e Beratit, dhe  Ndërrimi i Kiblesë prej jerusalemit kudsi sherifit në drejtim të Qabës. Në mesin e muajit Shaban, respektivisht në natën e katërmbëdhjetë gjendet nata e Beratit. Kjo natë është nata që Allahu xh.sh. i hapë dyert e qiejve dhe e zbret mëshirën e tij përmes melekeve, duke i pranuar lutjet dhe pendimet e robërve të Tij. Kjo natë pra është nata që ngriten punët e besimtarëve Islam te Allahu xh.sh.tha Sevder Bajrami sekretarë pranë këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc. Sonte është nata e Beratit. Fjala “BERAT” do të thotë “falje, lirim, largim” nga mëkatet. Në këtë natë Allahu shumë njerëz i fal dhe i mëshiron. Bajrami porosit që gjatë natë së sontme të behën sa më shum lutje, falje namazesh, adhurime dhe agjërim që sa më shumë të marrim shpërblime./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com