Për 500 euro beqarët maqedonas marrin nuse shqiptare

0

Një storje që sjell sot gazeta “Dnevnik” tregon për rastet e shumta të martesave të beqarëve maqedonas me nuse shqiptare nga veriu, transmeton Zhurnal.

auto_24_11_2014_1157430_maqedonska1416940143

Bashkëbiseduesit e gazetës tregojnë se njohja me nuset shqiptare bëhet përmes ndërmjetësuesve, për shërbimin e të cilëve duhet paguar minimalisht 500 euro.
Por në këtë “biznes” nuk janë të përfshirë vetëm persona që kanë zgjedhur të përfitojnë në këtë mënyrë. Mësohet se në kërkim të nuseve shqiptare, për beqarët maqedonas, janë vënë edhe krerët e komunave. Një nga ta është kryetari i Komunës Makedonski Brod Milosim Vojneski, i cili thotë se ka kontakte të vazhdueshme me shkues nga Korça. Ai është i interesuar t’u gjejë nuse rreth 200 beqarëve nga kjo komunë, ku tashmë janë regjistruar rreth 80 martesa me nuse nga Shqipëria. Sipas gazetës, shumica e nuseve shqiptare janë të deklaruara si myslimane, por ky fakt nuk duket të jetë pengesë, meqë për to, siç thuhet në artikull, nuk përbën problem kurorëzimi në kishë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com