Për 3600 vende në konvikt në Prishtinë, kanë aplikuar 8200 persona

0

Për 3600 vende në konvikt në Prishtinë, kanë aplikuar 8200 persona

Për 3600 vende banimi në konviktin e Qendrës Studentore në Prishtinë kanë aplikuar 8200 persona, kurse rezultatet për aplikantët pritet të publikohen me 23 shtator.

Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, thotë për RTK se arsyeja që studentët si zgjedhje të parë për banim shohin këtë konvikt janë kushtet e mira, dhe pagesat e ulëta për fjetje dhe ushqim.

Sfishta ka thënë se janë duke pritur lejen për ndërtim edhe të një konvikti, i cili sipas tij pritet të jetë i gatshëm pas dy vjetëve.

Që nga ky vit studentët që do të banojnë në konvikt do të paguajnë 35 euro për fjetje dhe banim. /RTK/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com