Për 3000 euro bëheni doktor shkence në Serbi

0

Në Ballkan çdo gjë mund të blihet, korrupsioni dominon të gjitha fushat e jetës. Gazeta serbe “Blic” ka publikuar të shtunën në Beograd një “listë të çmimeve të korrupsionit”.

p-euml-r-3000-euro-b-euml-heni-doktor-shkence-n-euml-serbi_hd

Në bazë të sondazheve, analizave të ekspertëve dhe intervistat me grupet e interesit, thuhet se “Korrupsioni është shumë i përhapur në Serbi”.

Për 300 euro mund të prezantoni një punim tuajin në shkollë. Disertacioni i doktoraturës kushton rreth 3000 euro dhe 1000 euro një leje ndërtimi, transmeton albinfo.ch.

Për trajtim më të mirë në lindje nëna e ardhshme duhet ta paguajë 1000 euro, edhe pse kujdesi mjekësor në Serbi është në të vërtetë i lirë.

Javën e kaluar shefi i një spitali në Beograd është arrestuar, ngase kishte pranuar 500 euro për të manipuluar listën e pritjes për operacione./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com