PDSH uronë Presidentin e ri të Shqipëries Ilir Meta

0

Kryetari i Partis Demokratike Shqipare Ragmi Mustafa ka uruar presidentin e ri të Shqipëries Ilir Meta për mandantin e besuar.

Me rastin e dhënies së betimit dhe marrjes së detyrës së re si President i Republikës së Shqipërisë është pa dyshim një moment me rëndësi për Ju dhe mbarë vendin. Është kënaqësi e veçantë t’ju përcjell, me këtë rast, urimet më të mira për sukses në detyrën e lartë që Ju është mirëbesuar.

Marëdhëniet tona janë marëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen. Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Republika e Shqipëris dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Luginën e Preshevës në këto vitet e fundit, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve përpara.
Jam i bindur se në përputhje me obligimet e tij kushtetuese, si faktor uniteti i shoqërisë shqiptare, presidenti Meta do i shërbejë frymës së konsensusit, dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe gjithë shqiptarë.

Në fund uroj të keni shëndet sepse suksesi juaj nuk diskutohet!

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »