PDSH-ja e Thaçit bëhet pjesë e qeverisë, punon bashkarisht me VMRO-DPMNE-në!

0

PDSH-ja e Menduh Thacit është në koalicion me kryeministrin, Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE.

Gruevski dhe Thaqi

Këto dy parti bashkëpunojnë në mënyr të përkryer .Këta ishin akuzat e përgjithshme të zëvendëskryeministrit, Xhaferi që i adresoi ndaj deputetëve të PDSH-së në mbledhjen e Komitetit për bashkësi etnike në Parlamentin në Shkup.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi në debatin e sotëm parlamentar mbi implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në diskutimin e tij akuzoi se PDSH tanimë është në koalicion të hapur me VMRO-DPMNE-në njofton Alsat.
Xhaferi numëroi disa projekte të përbashkëta të partisë së Thaçit me atë të Gruevskit, që siç tha ai kanë shkuar në dëm të shqiptarëve.

Pas diskutimit të Xhaferit, Ibrahimi kërkoi replikë e cila nuk lejohet në Komitetin për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa ai nuk pranoi që të presë kur ti vijë radha tjetër për diskutim.

Pas kësaj, kryetari Komitetit dha 10 minuta pauzë, pas çka në mungesë të korumit mbledhja nuk vazhdojë dhe u anulua në afat të pacaktuar.

Ndryshe në bombat e Zaevit dëgjohet se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci i betohet se do të punon deri në vdekje për shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov./zhurnal/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com