PD subjekti i vetëm që mendon për malësinë e Bujanocit

0

“Qytetarë nga Breznica dhe nga malësia e Bujanocit, duhet të jeni shumë të kujdesshëm që kësaj rradhe vota juaj të mos ”digjet” dhe keqpërdoret nga liderët e partive tjera, ashtu siç ndodhi në vitin 2012 në zgjedhjet lokale kur votat e malësisë i morën vendbanimet tjera, e malësia nga 5 këshilltarë sa kishte mundësi t’i dërgoj, vetëm një ishte dhe ai nga Partia Demokratike”, thuhet në një njoftim të banorëve të malësisë.

ppppppppppppppppp

Ata gjithashtu porosisin që, duhet të keni shumë kujdes që ky skenar të mos përsëritet, por të votohet kandidati i cili do t’i mbrojë interesat e malësisë, e jo të vendbanimeve tjera. Edhe kësaj radhe Partia Demokratike është subjektii vetëm i cili në listën zgjedhore ka radhitur përfaqësues nga malësia e Bujanocit, kështu duke treguar se ky subject politik vepron në çdo vendbanim të komunës ku ka shqiptarë. Edhe kësaj rradhe përfaqsuesit e Breznicës nga PD-ja nuk do bëjnë thirrje për të votuar për kandidat tjerë duke e pas kandidatin nga Breznica, gjë që vota juaj do të jetë e sigurtë! Si shëmbull konkret ndodhi vitin 2012, po edhe në vitin 2014 kur PVD-ja në vend të Shaip Kamberit vendosi një këshilltarë nga Samolica, ndërsa Halit Ramadani nga Breznica u anashkalua, që do të thotë se vota e juaj dhënë PVD-së apo ndonjë subjekti tjetër nuk po mbrohet, por po keqpërdorët thuhet në njoftim. Ata porosisin që qytetarët të kenë kujdes, mos e lejoni këtë…derisa egzistojnë mundësi reale dhe shumë të favorshme./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com