PD shpalos programin parazgjedhorë në Tërnoc

0

Partia Demokratike(PD) së bashku me partnerin e koalicionit BDL, sot në Tërnoc kanë shpalosur para elektorait të tyre programin parazgjedhorë për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë të cilat do të mbahen më 26 tetor.

DSCN6039

 

Me këtë rast kryetari i nëndegës së Partisë Demokratike (PD), Bajram Hasani, ka thënë para të pranishmëve se subjekti i tij për këshilltarë të KKSH-së ka zgjdhur kandidatët meritorë të cilët nuk do të merren me punë tjera, jashta atyre të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

DSCN6005
“Sa i përket Këshilltarëve potencialë, për KKSH janë të zgjedhur të gjithë ata që e meritojnë dhe kompetent, njëherit ata që do të merren me problemet e të gjitha fushave, kurrsesi nuk do të merren me kompetencat që janë jashta Këshillit Nacional”.

DSCN6004

 

Ndërkaq bartësi i listës “Partia Demokratik – Dr. Sc. Nagip Arifi”, Arbër Pajaziti, tha se .ata tentojnë të flasin për keqqeverisje lokale dhe harrojnë se pikërisht për shkak të keqqeverisjes në vitin 2012-të e humbën pushtetin. Ata thonë se do të bëjnë shumëçka, po ne e dimë se ata nuk bënë asgjë. Rastet e fundit kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për të bërë fushatë, ose më mirë të themi, pamundësinë e tyre për të prezantuar punën katër vjeçare, sepse nuk bënë asgjë në KNSH” theskoi Pajaziti.

DSCN6034

 

Gjatë tubimit elektoral në Tërnoc, para qytetarëve fjalën e mori edhe Agim Haliti, anëtarë i kryesisë së PD-së dhe dy të propozuarit nga koalicioni PD-BDL, për këshilltarë në Kuvendin e KKSH, Zejni Fejzullahu dhe Naim Salihu.

DSCN6032

Kryetari i PD njëherit dhe kryetar i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se përfaqësuesit e PD-së, në asnjë tubim parazgjedhorë të mbajtur nëpër fshatrat e komunës së Bujanocit, nuk i kanë sulmuar rivalët, duke thënë se “ata i kemi vëllezër”.

DSCN6037
“Ata kanë filluar të jenë pak nervozë dhe ne duhet t’i kuptojmë. Ata kështu janë sjellë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2012-të, patën filluar edhe pamfletat t’i shpërndajnë nëpër rrugë, sot kanë dalë edhe me një propozim se nuk do të na ndihmoje as Rusia. Ne nuk kemi nevojë për Rusinë, unë një kohë të gjatë kam qenë kryetar komune dhe prapë jam, por në zyrën time skam pas ambasadorin e Rusisë”, theskoi Arifi. Partia Demokratike, të enjten me fillim në orën 19:00, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, do të mbajë tubimin përmbyllës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e KKSH-së, që do të zhvillohen të dielën, më 26 tetor./BujanociNet/

DSCN6007 DSCN6018 DSCN6030 DSCN6031

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com