PD shpalos programin parazgjedhorë në Nesalcë, PVD provokon për të nxitur incident

0

Partia Demokratike së bashku me partnerin e koalicionit BDL sot në Nesalcë të Bujanocit kanë shpalosur para elektorait të tyre programin parazgjedhorë për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë të cilat do të mbahen më 26 tetor.

2

Edhe përkundër termineve të paralajmëruara nga të gjitha subjektet politike për oraret e mbajtjes së tubimeve parazgjedhore nëpër vendbanimet shqiptare, PVD tentoi të nxis incident në fshatin Nesalcë duke uzurpuar hapsirën dhe terminin e PD-së në këtë venbanim për mbajtjen e tubimit. Me gjith tentimet e mundshme në mënyra më të vrazhda, simpatizantët e PD-së edhe pse iu desht të prisnin mëse një orë, ata në asnjë moment nuk e humbën durimin dhe ishin të vendosur që të presin deri në mëngjes, vetëm që tubimi në mënyrë të qetë dhe demokratike të mbahet në këtë vendbanim. Njëri nga simpatizantët e PD-së gjat kohës kur prisnin që PVD ta lirojë sallën, i tha BujanociNet-it se, “këto provokime të PVD-së i takojnë të së kaluarës, ne nuk do të biem pre e provokimeve të këtyre lloj njerzis sepse ne jemi të bindur në fitore, kështu që nuk kemi kohë të mendojmë për incidente dhe provokime” Militantët e PVD-së aq shumë ishin të etur për incident saqë edhe pse kishte përfunduar tubimi brenda në sallë ata qëndronin para hyrjes.  4Edhe përkundër të gjitha provokimeve dhe pothuajse, pas mëse një orë vonesë tubimi në Nesalcë tregoi besueshmërinë që ka ky elektorat ndaj PD-së dhe Nagip Arifit. Ekrem Halimi profesor nga Nesalca, njëherit kryetarë i nëndegës në këtë vedbanim, foli për programin e PD-s dhe partnerit të koalicionit BDL-së i cili është i përpiluar në mënyrën më të mirë të mundshme që ti zgjidh problemet në katër fushat e parapara e veqmas në arsim fush e cila nga udhëheqësia aktuale e KNSH-së po fundoset qdo ditë e më shumë. Zejni Fejzullahu profesor në Sh.M “Sezai Surroi” në Bujanoc, para elektoratit të shumtë të PD-së tha se, “gënjeshtrat e udhëheqësisë së KNSH-së janë qesharake për tekstet mësimore në gjuhën shqipe, kryetari i KNSH-së po krenohet me diqka që nuk e ka bërë, por po harron Abetaren e cila është për të ardhur keq, sepse që nga themelimi i këtij organi e deri më sot asnjë gjenerat e re e nxënësve shqiptarë të Luginës nuk e gëzoi fatin që në bankat shkollore ta shoh Simbolin kombëtarë. Hajredin Hyda profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, tha se, “PVD po përdorë mënyrat më të ulta të kulturës dhe për këtë popullata duhet ta ndëshkojë më 26 tetor ashtu siq bëri më 06 maj 2012. Hyda gjithashtu tha se, “ne i kemi treguar PVD-së se jemi subjekti më i fuqishëm në Bujanoc, por me 26 tetor këtë gjë do t’ia rikonfirmojmë, kështu duke mos i lënë më asnjë shpres, sepse me mënyrën e sjelljes dhe provokimet që i bënë sontë duke uzurpuar sallën ata treguan frikën që kanë ndaj PD-së. 03Edmond Isufi, kandidat për këshilltarë të mundshëm, tha se, populli e ka kuptuar mirë se PVD e cila udhëhoqi me KNSH-në, nuk bëri as edhe më të voglin hap që Smboli ynë kombëtarë të valojë lirshëm, duke e ditur se nën këtë flamur kanë rënë dëshmorë dhe nën këtë flamurë kemi invalid të luftës, por udhëheqësit e KNSH-së prioritet kishin interesat grupore e personale, kështu që nuk kishin kohë të meren me interesat e popullit. Kryetari i PD-së, njëherit kryatri i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sikurse herave tjera edhe kësaj here nuk e humbi durimin, edhe përkundër provokimeve të cilat ndodhën akoma pa filluar tubimi nga ana e PVD-së, ai prap nuk i quajti ata kundërshtarë, por vetëm rival politik, për Arifin edhe më tej sikurse në vitin 2012 kundërshtarë mbeten pala tjetër. 5Lideri i PD-së duke folur për rëndësinë e KNSH-së ai tha se, ”me të gjitha mekanizmat po tentohet që të bëhen parregullsi nga ana e PVD-së, duke larguar edhe komisionerët e PD-së nëpër vendvotime me qëllim që të manipulojnë me votat e popullit, sepse kjo është shpresa e vetme që ata kanë, duke vjedhur vota mendojnë se do të jenë akoma udhëheqës të KNSH-së, gjë që PD dhe partneri i koalicionit, BDL, nuk do ta lejojnë këtë në asnjë mënyrë” 6Arifi gjithashtu tha se, besimin që kjo popullatë na ka dhënë gjatë tërë kohës nuk guxojmë ta tradhtojmë në asnjë mënyrë, kështu do të jetë edhe me 26 tetor edhe pas 26 tetorit, kur edhe do të festojmë fitoren” Edhe në fshatin Nesalcë sikurse në vendbanimet tjera gjatë kësaj fushate shihen qartë anëtarë të rinjë të cilët janë radhitur krah PD-së dhe Nagip Arifit./BujanociNet/

1 7 DSCN5947 DSCN5965

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com