PD me udhëheqës të ri në Preshevë emërohet Limon Shaqir
16:20 | 16 Tetor 2018
Partia Demokratike e Nagip Arifit, nëpërmjet një komunikate për opinion, ka njoftuar se Limon Shaqiri, do të udhëheq me degën e PD-së, deri në zgjedhjet e ardhshme të këtij subjekti politik.

Në komunikatë, thuhet: Pas dorëheqjes së koordinatorit të PD-së dega në Preshevë për shkaqe objektive, kryesia qendrore e Partisë Demokratike në konsultim me kryesinë e këshillit nismëtar të PD-së në Preshevë ka emëruar për koordinator të degës Limon Shaqirin, deri në Kuvendin e ardhshëm të PD-së në Preshevë, i cili njëherit është edhe kandidat për këshilltar për Këshillin Nacional të Shqiptarëve.Partia Demokratike falemnderon ish koordinatorin për punën dhe angazhimin e tij të deritanishëm, kurse koordinatorit të ri i uron suksese në detyrën e re. Ju kujtojmë se, Xhelal Mehmeti tashmë ish kryetar i PD-së në Preshevë, në zgjedhjet e fundit lokale për Komunën e Preshevës, nuk arriti t’I grumbulloj votat as edhe për nje këshilltar komunal.

Alesia Bami