PD ka filluar tubimet parazgjedhore nëpër nëndegët e komunës së Bujanocit

0

Partia Demokratike sot ka vazhduar me tubimet parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Nacional të cilat do të mbahen më 26 tetor të këtij viti.

f3

PD sot ka shpalosur programin e sajë para qytetarëve të vendbanimeve Lluqan, Turi, Osllarë dhe Dobrosin, të clat i kanë dhënë përkrahje të madhe këtij subjekti politik, programi i të cilit parasheh zgjidhjen e problemeve në katër fushat, Arsim, kulturë, informim dhe përdorimin e Simbolit kombëtare. f8PD në koalicion me BDL-në i kanë premtuar qytetarëve të këtyre vendbanimeve se, nxënësit shqiptarë nuk do të kenë qdo fillim viti probleme me tekstet shkollore dhe Abetaren e cunguar siq po ndodhë aktualisht. f6Kryetari i PD-së Dr.Nagip Arifi i ka thënë të pranishmiv se, arsimi shqip në Luginë po vuan sikur në kohërat e regjimit të mëhershëm, kjo po ndodhë sepse udhëheqësia aktuale e KNSH-së nuk ka punuar për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve por për përfitime personale. f2Përfaqësuesit e nëndegëve të vendbanimeve të lartpërmendura janë zotuar se më 26 tetor do t’ia japin besimin PD dhe partnerit të koalicionit BDL, sepse kjo do të jetë mënyra e vetme për ti zgjidhur problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Arsim, Kulturë, Informim dhe përdorimin e Simbolit kombëtarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com