PD do të jetë pjesmarrëse në zgjedhjet për Këshill Nacional

0

Subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës Partia Demokratike e cila në skenën politike të Luginës shënoi një histori në vete, duke arritur që për një afat rekord, pas themelimit të sajë të marrë në dorë edhe timonin e komunës së Bujanocit.

 Nagip_Arifi_74531

Popullat shqiptarë e komunës së Bujanocit në zgjedhjet e 6 majit të vitit 2012, edhe pse nuk e kishin parë si emër se si do të udhëhiqte PD komunën ata i bësuar të parit të këtij subjekti politik dr.Nagip Arifit dhe stafit të tij, sepse ky njeri nuk i zhgënjeu as në kohën më të vështirë. Për gati gjysëm mandati PD në krye me dr.Nagip Arifin, bëri mrekullira me realizimin e projekteve të shumta, si në infrastrukturë po ashtu edhe në zhvillim ekonomik duke mos lënë anash në asnjë moment edhe zhvillimin e bujqësisë dhe subvensionet e shumta për bujqit. Edhe pse PVD për 4 vite rresht udhëheqi me KNSH-në dhe kishte për detyre dhe me ligj që të zgjidh problemet e kulturës, informimit, arsimit shqip dhe përdorimin e simbolit kombëtarë, në asnjë nga këto fusha deri më tash nuk u shënuar ndonjë përparim i theksuar. Sa i përket simblit kombëtarë edhe sot e kësja dite ngeli i vjedhur nga hajnat dhe nuk u gjend më, as hajni e as Flamuri, tekstet shkollore ngelën diku në Beograd, ndërsa Abetarës i humbi simboli kombëtarë rrugës duke ardhur nga Beogradi, sa për kulturën është çështje që nuk ka se çka të flitet për të. Vlenë të theksohet se si asnjëherë më parë shkollat shqipe në Luginë kanë përjetuar një tmerr duke u përballur me organe të dhunshme dhe kontrolla të inspektorëve republikanë të arsimit të nxitur nga KNSH. Siç ka mësuar jozyrtarisht BujanociNet PD në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e këtij subjekti politik, sot ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshill Nacional që do të mbahen më 26 tetor. Ky vendim pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Këshillit qëndror të Partisë Demokratike./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com