Pasi plagos 15 persona, paguan pijet dhe ikën

0

Pasi plagos 15 persona, paguan pijet dhe ikën (Video)

15 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi të përgjakshëm që ndodhi mëngjesin e së shtunës në një klub nate në Mikrolimano, pranë Pireut në Athinë. I dyshuari kryesor për kryerjen e krimit është një shqiptar, i dyshuar edhe për akte të mëparshme kriminale, shkruan “Greek Reporter”.

Katër nga të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë dhe janë kthyer në shtëpi, ndërsa 11 të tjerët, të gjithë nën moshën 30-vjeç, janë dërguar në dy spitale në kryeqytet për t’u mjekuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:15 të mëngjesit, kur njëri nga klientët e klubit, i cili po argëtohej me një vajzë, ka dalë jashtë dhe është kthyer me një automatik tip “kallashnikov”, duke kërcënuar klientët e tjerë dhe më pas ka qëlluar të paktën 15 herë me breshëri.

Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara, thuhet se autori i ngjarjes u largua me taksi, ndërsa dëshmitarë të tjerë thonë se ai është larguar me një fuoristradë të zezë. Sipas dëshmitarëve të tjerë, para se të qëllonte ai ka thirrur: “Tani do të vdisni”, ”Tani do të derdhet gjak”, ndërsa thuhet se vajza që ishte me të është një nga personat e plagosur. Pronari i barit ka thënë se autori u largua nga bari në orën 04:00 të mëngjesit, pasi pagoi tre pijet që kishte marrë.

“Zougla” shkruan se autori është biond, rreth 30 vjeç dhe me shtetësi shqiptare. Organet greke vlerësojnë se ky person mund të ketë lidhje me një sulm të ngjashëm në lagjen “Metaksurgjio” të Athinës, ku është vrarë para pak kohësh një 44-vjeçar grek, si dhe me një akt tjetër kriminal në një tjetër zonë të kryeqytetit.

Policia ka në dorë fotografinë e autorit të dyshuar dhe po punon për konfirmimin e identitetit të tij. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka qenë anëtar i një bande droge, e cila është shkatërruar nga policia greke. Mirëpo, “Zougla” shkruan se ai i ka shpëtuar aksionit të policisë, pasi u kthye në Shqipëri.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com