Pasi la Shaqiri në shtëpi, Kloop nderoi gjatë 90 minutave serbët e vrarë
11:52 | 07 Nentor 2018

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, ka bërë një veprim mbrëmë në Beograd për të cilin po diskutohet gjatë ditës së sotme.

Ai ka vendosur në xhaketë lulen e quajtur, “Natalie Ramonda”.Sipas asaj që raportohet, kjo lule mbahet si simbol për nderimin e 1,247,000 serbëve të vrarë gjate luftës së parë Botërore, raporton INSPORTI

Më 11 nëntor 1918 në Compiègne fuqitë aleate dhe Gjermania nënshkruan armëpushimin dhe kështu i dhanë fund Luftës së Parë Botërore.

Pothuajse 95 vjet pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike për mbarë botën, Republika e Serbisë nga 11 nëntori 2012 ka filluar ta festojë “Ditën e Armistikës (ose Dita e Armëpushimit) në Luftën e Parë Botërore” si një festë kombëtare dhe pikërisht për këtë, Klopp mbante mbrëmë lulen në xhaketë.

Liverpooli humbi mbrëmë në Beograd, për të cilën ndeshje nuk ishte ftuar Xherdan Shaqiri, pasi Kloppi nuk dëshironte “probleme”. /Insporti.com/

The post Pasi la Shaqiri në shtëpi, Kloop nderoi gjatë 90 minutave serbët e vrarë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami