Pasaporta e re zvicerane, në dy vjetët e ardhshëm

0

Ende pa u bërë pesë vjet kur ishte prezentuar pasaporta e re biometrike zvicerane, tashmë po planifikohet versioni i ardhshëm. Në dy vjetët e ardhshëm, sipas Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), planifikohet prodhimi.

swiss

Pasaporta e re vështirë se do të ndryshojë nga e vjetra. “Pasaporta do të jetë e kuqe dhe kantonet do të vazhdojë të figurojnë në të”, thotë zëdhënësja e Fedpol, Myriam Stucki, për “NZZ am Sonntag”.

Do të ndryshojë, sipas Stucki, megjithatë karakteristikat e sigurisë dhe materiali. Sa u përket të dhënave personale, do të mbeten shenjat e gishtërinjve dhe një foto.

Pasaportat e vjetra mbeten të vlefshme. Në vit do të prodhohen sipas parashikimeve nga ana e Zyrës Federale të Policisë 590 mijë copë./albinfo/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com