Pas tre muajve Erioni kthehet nga Siria dhe bashkohet me nënën e tij

0

Në rrjetin sociac në FB nëna e Erionit i cili tre muaj më parë ishte dërguar në Siri nga i ati, ka bërë të ditur se djali i sajë Erioni sot iu është kthyer asaj, kështu ajo gëzimin për kthimin e djalit e ndanë me miqt.

10353104_293860324133170_6259947623338728899_n

Miqë të dashur sot po ju japim një lajm që ju dhe ne po e presim qe tre muaj. SOT PRANVERA ËSHTË BASHKUAR ME DJALIN ERIONIN. Urojm me shpirt që të gjithë fëmijët tjerë dhe gratë që janë atje pa vullnetin e tyre të kthehen sa më parë! Falemenderojmë nga zemra dhe shpirti të gjithë ata që kontribuan në ribashkimin e Pranverës me Erionin! Ata e dinë se kush janë, e ne do t’ju jemi mirënjohës sa të jetojmë! Falemenderojmë edhe ju që me fjalët e juaja inkurajuse na keni dhënë forcë dhe kurajo që asnjëherë mos të ndalemi së kërkuari Erionin!
Fjalët e juaja dhe informatat ishin shumë domethënëse dhe përfundimtare! Tani Pranvera dhe Erioni kanë nevoj të ç’mallen, pas tre muajve tmerri! Urojmë gjithashtu që asnjë familje kudo në botë të mos përjetoj këtë tmerr dhe ankth! Krejt në fund kjo faqe sot e ka arritur qëllimin duke u lutur që kurr të mos hapet nga askush për fatin e njejt!

___________________________________

Pas gati 100 ditësh në Siri, 8-vjeçari Erion Sina është kthyer sonte në orët e mbrëmjes në Kosovë.

Kthimin e tij e ka mundësuar familja e tij në bashkëpunim me autoritetet kosovare, raporton KTV.

Edhe pse nuk e ka thënë asnjë fjalë për rastin, në aeroport ka dalë për ta pritur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në këtë mënyrë Erioni i bashkohet nënës së tij, Pranverës, e cila me muaj të tërë ka bërë përpjekje ta kthej nga fronti i luftës.

Kohavisioni kishte raportuar më 25 gusht se si Arben Zena, i ati i Orionit e kishte marrë me vete në Siri 8-vjeçarin. Aty ishte pasqyruar edhe rrëfimi i Pranverës, që kërkonte me ngulm kthimin e të birit. /koha/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=120911

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com