Pas iftarit, Majk ka shkuar në këtë vend
08:00 | 09 Maj 2019

Këngëtari Majk duket se e ka në ‘furrë’ një projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ai e ka publikuar një foto në Instastory të cilën e ka realizuar në vendin e tij të ‘preferuar’, pra në studio muzikore.

“Mas iftarit”, ka shkruar Majk pranë postimit të fotos duke lënë të kuptohet se është duke punuar për një këngë të re.

Reperi i cili njihet për sukseset e shumta në muzikë, nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me projektin muzikor.

Deri në publikimin e këngës së re, Majk po e shijon suksesin e bashkëpunimit me Butrint Imerin./Lajmi.net/

Alesia Bami