Pas humbjes numër dy, Barca është e treta

0

Pas humbjes numër dy, Barca është e treta

Celta Vigo i ka heshtur tifozët në Camp Nou duke e mposhtur para tyre skuadrën e tyre të zemrës, Barcelonën (0-1).

Nikoqirët e patën kontrollin në fraksionin e parë, mirëpo sulmi i zbehtë dhe mbrojtja e mirë e mysafirëve, bëri që katalunasit të mos shënonin.

Ndërkohë, skuadra Galiciane rrezikoi me raste dhe trajneri duhej të ishte i kënaqur me lojën në gjysmën e parë.

Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë, Celta kaloi në epërsi. Nolito dërgoi me thembër një top në zonë dhe Joaquin Larrivey e ndëshkoi Bravon.

 

Messi e Suarez patën rastet e tyre në vazhdim të ndeshjes, ndërkohë që mysafirët për pak sa nuk e shënuan golin e dytë.

Leo e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, por edhe lojtarët e Celtas vazhdonin të rrezikonin. Sidoqoftë, nuk u shënuan gola të tjerë.

Barcelona ka dy pikë më pak se lideri Real Madrid dhe një më pak se vendi i dytë që mbahet nga Atletico Madridi.

Real Madridi ua shënoi Blaugranëve golat e parë të sezonit dhe humbjen e parë, ndërsa tash pason humbja e dytë, nga ish-ekipi i Luis Enriques

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com