Pas 17 vitesh largohet nga pozita legjendari i Google
14:52 | 23 Dhjetor 2017

Alphabet tha ditën e Enjte se Kryetari Ekzekutiv Eric Schmidt do të largohet nga pozicioni i tij në Janar duke i thënë fund një karriere 17 vjeçare dhe një roli qendror i cili transformoi një startup mjaft premtues si Google në një fuqi teknologjike globale. Ai do të vazhdojë të shërbejë në bordin drejtues të kompanisë dhe si këshilltar për çështjet teknike dhe shkencore pranë Google. “Mendoj se ka ardhur koha për këtë tranzicion,” mësohet të ketë thënë Schmidt. Eric Schmidt i cili u rekrutua nga bashkëthemeluesit e kompanisë Larry Page dhe Sergey Brin, shërbeu si CEO që nga 2001 deri në 2011-ën. Më pas ai mori rolin e Kryetarit Ekzekutiv dhe udhëtoi në disa vende të botës duke negociuar kryesisht me qeveritë e vendeve dhe rregullatorët. Një prej arritjeve më të mëdha të Schmdit ishte dalja publike e Google në 2004-ën si dhe mbështetja e Android-it.
Aurela Hoxha