Partit politik Shqiptare nga Lugina, ngushllojn familjen Daci
20:51 | 26 Janar 2019
Partit politike Shqiptare të cilat veprojn në Luginën e Preshevës ngushllojn familjen Daci për humbjen e Arian Dacit.

Shqiprim Musliu, Kryetar i LPD-së

E nderuara familja Daci, I respektuari z. Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Me pikëllim të madh morëm lajmin për tragjedinë në të cilën humbi jetën biri juaj, Arian Daci. Largimi i Arianit nga kjo botë është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, sidomos për ata në Kosovë dhe në Luginë, prandaj kjo ngjarje i ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Luginës, duke pasur parasysh se ju si familje asnjëherë nuk e keni harruar origjinën tuaj. Në emër të partisë “Lëvizja e Progresit Demokratik” dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, institucioneve të RKS dhe të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me Arian Dacin. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Arian. Bujanoc, Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së

Shaip Kamberi - Kryetarë i PVD-së

Telegram ngushëllimi

E dashura familja e Arian Dacit.

I nderuari kryetar i Akademisë së Kosovës, Nexhat Daci.

Qytetarët e Luginës së Preshevës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jeten djalit tuaj, Arianit.

E dashura familje Daci,
I nderuari akademik Daci,

Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër të Partisë për Veprim Demokratik, ju shpreh ngushëllimet më të thella.

Ndajmë me ju dhimbjen e madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.

Shaip Kamberi
KRYETAR

Nagip Arifi - Kryetarë i PD-së

Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e hershme të Arianit!
Dhimbjen e të birit të akademik Nexhat Dacit e ndajmë s'bashku edhe ne bashkëvendasit tuaj nga Lugina.

Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe të gjithë atyre që e njohën!

N.A

Shqiprim Arifi - Kryetar i APN-së

E nderuara familja Daci
I nderuari kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, akademik Nexhat Daci.

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Arianit, dhimbje të cilën bashkë me mua e ndanë e gjithë Lugina e Preshevës me ju.

Kujtimet e bukura me Arianin le të jenë forcë për ju.

Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arianin.

Shqiprim Arifi 
Kryetar i Komunës së Preshevës

Ragmi Mustafa - Kryetarë i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Me pikëllim dhe të tronditur morëm lajmin tragjik për fatkeqësinë në Brezovicë, ku humbi jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe bashkëvendasit Nexhat Daci.
Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në emrin tim dhe bashkëvendasëve të Luginës së Preshevës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Dacit dhe familjes së tij.
Në këto momente të vështira e gjithë Lugina është pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arian Dacin!

Adnan Salihu - Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit

Me pkëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të zv.ministrit të diasporës të qeverisë së Republikës së Kosovës Arian Daci,djal i kryetarit të Akademisë së shkencave të Republikës së Kosovës.Në cilësin e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal i shprehi ngushllimet më të sinqerta familjes Daci.Në këto momente të trishtueshme të gjithë jemi pran jush dhe e ndajmë pikllimin me ju.I përjetshëm qoftë kujtimi për Arian Dacin!

Kejvina Kthella