Partia e Vuçiqit fiton bindshëm në zgjedhet parlamentare të Serbisë

0

Vucic

Partia Progresive Serbe e Aleksander Vuçiqit ka fituar rreth 56.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të mbajtura të dielën – një rezultat që, nëse konfirmohet nga rezultatet zyrtare, do t’i jepte partisë së tij 177 vende në parlamentin serb të përbërë prej 250 sosh.

Në vend të dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit dhe aleatët e saj brenda koalicionit të formuar për zgjedhje, me 10.9 për qind apo 34 vende, sipas projeksioneve të para, transmeton Gazeta Express.

E treta renditet Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit, i cili së fundi është shfajësuar nga akuzat për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë – radikalët kanë marrë 7.3 për qind të votave, apo 22 vende.

Rezultatet zyrtare pritet të kumtohen më 28 prill nga komisioni zgjedhor i Serbisë.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »