Partia Demokratike hapë degën e saj në Preshevë

0

PD e Napip Arifit hap degën e saj në Preshevë,duke e kompletuar shtrirjen e saj në tri komunat
Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.

Nesër më datë 16.09.2017 ( e shtunë) është ftuar mbedhja e parë konstituive e këshillit themelues të
degës së PD –Preshevë.Themelimi i subjektit më të ri politik në komunën e Preshevës vjen si pasojë e
çrregullimit të situatës politike,duke reflektuar me shumë pakënaqësi dhe si rezultat i kësaj kanë
nisur iniciativa të tilla .

Synimi dhe misioni i këtij subjekti është të ndikoj fillimisht në mënyrën e qasjes ndaj problematikave
të ndryshme ,pastaj me kohë edhe në bazë të përgjegjësive të shtyhen dhe drejtohen përpara
proceset te cilat duhet të ndodhin për të ndryshuar sado pak gjendjen ekonomike,sociale dhe
politike.

PD –Preshevë në hapjen zyrëtare fton të gjithë qytetarët dhe mediumet të marrin pjesë në
promovim i cili mbahet më 16.09.2017 (e shtunë),në zyrën e PD (rr.Karposh nr.1) me fillim në ora
14:00 .

Ju mirëpresim !
Preshevë Këshilli inicues i PD –Preshevë
Shtator 2017.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com