Parma në krizë? Mposht kampionin!

0

Parma ia ka shkaktuar humbjen e dytë sezonale Juventusit. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Ennio Tardini, skuadra e fundit mposhti me rezultat 1-0 ekipin e parë në tabelën e Serie A.

parma-n-euml-kriz-euml-mposht-kampionin-video_hd

Mysafirët e filluan ndeshjen me mungesa të shumta në formacionin bazë, pasi disa lojtarë janë të lënduar e disa të tjerë i pushoi Massimiliano Allegri.

Sidoqoftë, Bianconerët e dominuan fraksionin e parë me shumë raste shënimi, por rrjetat nuk u prekën në 45 minutat e para.

Nikoqirët e nisën më mirë pjesën e dytë, me disa shanse për të kaluar në avantazh, mirëpo raste krijuan edhe bardhezinjtë.

Falë angazhimit të lojtarëve vendas, erdhi goli i epërsisë. Belfodil dhuroi një asistim fantastik në qendër, ku e priti Jose Mauri për të shënuar gol të bukur (61’).

Juve mori kontrollin e lojës pas golit të pranuar, mirëpo parmanët në asnjë moment nuk tregoheshin inferiorë.

Përkundër humbjes, Juventusi ruan diferencën prej 14 pikësh nga Roma që këtë javë luan kundër Torinos.

Andi Lila qëndroi në bankën rezervë, ndërsa u angazhua në minutën e 82-të të kësaj sfide. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com