Parku i qytetit është rregulluar (Foto)

0

Asgjë nuk mund të ndërrohet me buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve, të cilët luanin sot në parkun e rregulluar të qytetit, në të cilin tani janë vendosur lodrat e fëmijëve dhe shtëpia me tobogan.

Në park janë vendosur edhe shportat e reja për mbeturina, andaj bëjmë apel te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë qëndrimit në të dhe mos t’i hudhin mbeturinat. T’i sigurojme ambient të pastër dhe të sigurtë fëmijëve tanë është detyrë dhe obligim i joni.

Rregullimi i parkut është pjesë e projektit “Për fëmijët tanë” të cilin e realizon QARG me mbështetjen financiare te Trag fondacionit nga Beogradi. Realizimit të projektit i kanë ofruar mbështetje edhe Komuna e Bujanocit dhe NP Komunalia. /N.A/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com