Parashikimet ruse: Presheva ne Shqiperine e madhe ne vitin 2035

0

Sipas parashikimeve të ekspertëve rus, Evropën e presin ndryshime të mëdha në vitin 2035 ku e presin ndryshime drastike sa i përket çështjes së kufijve. Këtë analizë e kanë bë ekspertët rus në bazë të dokumentave të CIA-s, shërbimit rus GRU dhe grupit të ekspertëve nga Zbignjev Bzhezhinski dhe Samuel Huntington në krye, shkruan telegraf.rs.

Ajo që është më e rëndësishme në të këtë dhe më interesante që na intereson është Serbia dhe Shqipëria. Sipas këtij parashikmi, Shqipëria e madhe do të krijohet nga Shqipëria, Kosova, pjesa rreth Preshevës dhe Maqedonia Perëndimore.

Sipas këtij parashikimi, do të shpartallohet Belgjika, ndërsa flamanët do ti bashkohen Holandës. Italia do të ndahet në veriun e pasur dhe jugun e varfër, ndërsa Sicilia dhe Sardinia do të shpallin pavarsinë. Skocia në referendumin e përsëritur do të shpallë pavarsinë, çka sjell edhe bashkimin e Irlandave. Katalonasit dhe Baskët do të shpallin pavarsinë nga Spanja dhje pasojë do të jetë edhe prishja e multikulturizmit në Francë. Rreth Marsejës do të krijohet shteti islam, ndërsa rajoni në Laurent me qendrën në Strazburg do ti bashkohet Gjermanisë. deri sa Korzika do të shpall pavarsinë. Hungaria do të kthej një pjesë të saj nga Rumania dhe Banatin verior. Polonia duhet të heq dorë nga një pjesë e saj në bazë të marrëveshjeve të reja ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë. Bellorusia do të zhduket dhe do të bëhet pjesë e Rusisë si dhe shtetet tjera baltike dhe Ukraina. Konsiderohet që Rusia nuk do të mund ti mbaj Çeçeninë dhe Dagestanin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com