Paralajmërohet dueti i Dudës me Noizyn (Foto)

0

Reperi nga Gjilani, Duda, do të vijë në një bashkëpunimin me reperin nga Shqipëria, Noizy.

Në një njoftim në rrjetet sociale, bëhet e ditur se kënga do të vijë së shpejti dhe do të jetë e kompletuar me videoklip.

“Shumë shpejt këngë e re dhe video, Duda ft Noizy”, shkruan në njoftimin e Dudës.

GG Army dhe OTR kanë raporte të mira qe shumë vite dhe bashkëpunimet mes tyre kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Gjatë vitit 2016, Duda ka sjellë disa bashkëpunime, ndër to me Capital T, Gold Ag e Lyrical Son.

Në ndërkohë, Noizy ka publikuar shumë këngë që janë shndërruar në hite në vitin kalendarik që po kalon. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com