Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

0

Uji do të thotë jetë, mirëpo në disa raste mund të jetë shumë i rrezikshëm, madje edhe vdekjeprurës.

Pa marrë parasysh a prisni të bëheni me fëmijë, ose gjendeni në muajt e parë si prindër, me siguri keni hasur në një informacione të shumta lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e bebes.

Ushqimi i bebes, veshja e bebes, trajnimi i bebes për gjumë në orët e natës, çfarë do të duhej të shmangni, çfarë jo, – janë vetëm disa nga këshillat e shumta të ekspertëve të cilat prindi duhet t’i mësojë patjetër për një kohë relativisht të shkurtër.

Dhe tani duket që është paraqitur një gjë shumë e rëndësishme të cilën çdo prind duhet ta dijë – e që ka të bëjë me dhënien ujë bebes, transmeton Telegrafi.
Uji mbase na duket i parrezikshëm dhe të gjithë e dimë sa është i rëndësishëm për njerëzit e rritur.

Mirëpo, kur e konsumojnë fëmijët e vegjël, atëherë mund të çojë në helmim me ujë apo në sulme, madje edhe në komë.
Çfarë është e lejuar dhe si të veprohet kur është fjala për fëmijët e vegjël dhe ujin?

A i është i nevojshëm uji?

Mendim i përgjithshëm i ekspertëve është që bebeve deri në muajin e gjashtë të jetës do të duhet t’i japim vetëm qumësht.
Pas kësaj periudhe, është plotësisht e sigurt që herë pas here t’i japim bebes ndonjë gllënjkë ujë.

Mirëpo, Katie Sieracki, specialist diete i klinikës “Mejo”, konstaton që bebet deri sa t’i mbushin një vit munden pa ujë.

Kjo është kështu për shkak se gjitha lëngjet të cilat i duhen, ato i marrin nga qumështi i nënës apo nga formulat përkatëse.
Madje edhe kur jashtë bën vapë e madhe, qumështi apo formula u janë të mjaftueshme për të qenë të hidratuar.

Përse është i rrezikshëm uji?
Prindërit këshillohen që të mos u japin ujë foshnjave sepse qumështi i gjirit ose formula, ka të gjithë përbërësit, të cilët i janë të nevojshëm bebes, siç janë proteinat, vitaminat, mineralet…

Nëse fëmijët “mbushen” me ujë, atëherë nuk fusin në organizëm përbërësit e mjaftueshëm shumë të rëndësishëm të cilët i janë të nevojshëm për t’u rritur.
A mund të jetë vdekjeprurës?
Helmimi me ujë ndodh kur bebja konsumon tepër ujë në periudhë të shkurtër kohore dhe për shkak të kësaj niveli i natriumit në gjake bie, gjë që mund të ketë pasoja fatale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com