Pamjet e para nga bombardimet në Siri /VIDEO

0

Vendi i parë që është bombarduar është një shtëpi në Damask që thuhet se është përdorur si fabrikë për prodhimin e armëve kimike. Shtëpia gjendet në lindje të kryeqytetit dhe nga aty është parë duke dal tym i madh.

Sipas raporteve, amerikanët janë duke sulmuar në zonën Barzeh të kryeqytetit, që sipas medias shtetërore siriane është nën sulm.

Shef Joseph Dunford tha se SHBA ka cak këto fabrika që janë “deponi të armëve kimike afër qytetit Homs”. Ai tha se marina dhe forcat ajorore janë involvuar në këto sulme, por nuk ka dashur të elaborojë “për arsye operacionale”.

Ministria e Mbrojtjes se Britanisë tha se është duke përdorur raketat e saj të fundit Storm Shadoë dhe cak ka fabrikat ushtarake siriane në Homs.

Ndërkohë, sipas mediave shtetërore siriane, forcat ajrore të Sirisë kanë rrëzuar 13 raketa në zonën jugore Kiswah të Damaskut.

Televizioni shtetërorë SANA ka thënë se ata kanë arritur më sukses të mbrohen nga sulmi.

 

 

 

Powered by WPeMatico

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »