Pamje të rralla: Banorët më në fund e shohin diellin, pas 40 ditësh (Video)

0

Duke mos parë dritën e tij për më shumë se një muaj, banorët e Murmanskit më në fund kanë arritur që të shohin diellin në qiell, kur qyteti portual verior rus shndriti për pak më shumë se gjysmë orë, para se të tërhiqej nën horizont.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë grupet e popullsisë që u mblodhën në një kodër mbi qytet, kështu që pas një 40 ditësh të plotë ata do të “ngroheshin” nga rrezet e diellit dhe do të shënonin fundin e natës polare.

Pavarësisht nga të ftohtit, shumë banorë kanë ardhur për të festuar fundin e fenomenit natyror që filloi më 2 dhjetor 2017.

Pritja e lindjes së diellit pas natës polare tërheq më shumë njerëz që nga viti 2007, dhe deri tani është bërë tashmë një ngjarje tradicionale në kodër.

Dritë dielli e parë që shënon fundin e natës polare nuk zgjat shumë – këtë vit rreth 34 minuta.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com