Pamje nga aksioni i policisë për kapjen e vrasësit të dy turistëve çekë (Video)

0

Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek policia ka identifikuar autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre ku kishte hipur si pasagjer.

foto

Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek policia ka identifikuar autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre ku kishte hipur si pasagjer.

20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit është personi i cili sipas policisë i ka marrë jetën turistëve.

Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, – thote policia, – përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës. Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës.

Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës.

“Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë. Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë pesë vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji. Gjate aksionit per kapjen e autorit nje perj punonjesve te policise eshte demtuar lehte ne dore, por jo nga autori./shqiptarja/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com