Pamje ekskluzive: Çka thanë Shaban e Hamëz Jashari pas sulmit të janarit 1998 (Video)
09:58 | 19 Mars 2015

Përfaqësuesi i familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari ka postuar në rrjetin social një video me intervistën e dhënë nga Shaban dhe Hamëz Jashari, pas sulmit mbi familjen Jashari të forcave policore dhe ushtarake serbe në janar të vitit 1998. jashart Në postimin e tij në Facebook, Rifati thotë se “këto pamje sa prekëse aq edhe të lavdishme. Nder dhe respekt për Shaban dhe Hamëz Jashari “. Shabani rrëfen sulmin e makinerisë serbe mbi familjen e tyre, në intervistën e dhënë. Ndërsa, Hamza dëgjohet të thotë se nuk ka kthim mbrapa dhe se këtu do të vdesin. “Nuk kemi ku të shkojmë. Edhe të parët tanë e kanë luftuar serbin...”, ka thënë Hamëz Jashari. Për më tepër shikojeni videon. /Telegrafi/ https://youtu.be/LdgMAe9WuAI
Aurela Hoxha