Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! (Video)
09:01 | 01 Gusht 2018

Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave gjermane.

Sipas dëshirës, shtoni sheqer apo më shumë kripë në brumë dhe do të fitoni variantin e ëmbël apo të njelmët, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

– gjalpë ¼ e filxhanit,
– 1 filxhan miell,
– 1 filxhan qumësht,
– 6 vezë pak të tundura,
– 1/8 e lugës së vogël kripë.

Udhëzim:

Nxehni furrën në 180 gradë. Në tepsi qitni gjalpin dhe futeni në furrë që të shkrihet.

Përzieni miellin, qumështi, vezët dhe kripën. Përbërjen e tundur qiteni në tepsi me gjalpin e shkrirë dhe piqni në furrë të nxehtë 30 – 40 minuta derisa palëpetat të skuqen.

Krepave të pjekura mund t’i qitni sheqer pluhur apo t’i shërbeni me shtojca sipas dëshirës.

Kristin Prengaj