Pak fitim nga punimi i tokës në Kosovë

0

Kohët e fundit në rrjete sociale po qarkullon një llogaritje se si qytetarët mund të punojnë tokën dhe të kenë përfitime nga ajo punë, raporton KTV.
tokaAty si shembull paraqitet prodhimi i specave.

Sipas kësaj llogaritje në një sipërfaqe prej 10 ari tokë mund të ketë rendimet prej 3000 kilogramë, e që me çmim të shitjes prej 80 cent përfitimi mund të jetë 2400 euro. Këtu madje janë bërë edhe llogaritjet për shpenzime, ku për prodhim thuhet se bëhen 697 euro shpenzime, për mjetet e punës 345 euro ndërsa për shpenzime të tjera shtesë shifra arrin deri në 282 euro.

Por kështu nuk mendon Betim Grabanica nga Vushtrria, i cili thotë se është lehtë të bëhen këto llogaritje, por nuk janë reale, sepse sipas tij, ka edhe shpenzime të tjera shtesë e që mbërrijnë shifra të larta.

Ai së bashku me familjen kanë gjashtë hektarë tokë dhe merren me kultivimin e patates, por për shkak të pamundësisë për të bërë tregti jashtë Kosovës, fitimi është pothuajse zero.

Për këtë arsye vëllai i tij 24-vjeçar ka marrë rrugët e vështira të migrimit.

Të njëjtën hall e kanë edhe prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com