Pajaziti: PD prap tregoi se është subjekti nr.1 në Bujanoc

0

Bartësi i listës për zgjedhjet e KNSH-së, “Partia Demokratike Dr.Nagip Arifi” Arbër Pajaziti, sot në selinë e PD-së në Bujanoc ka mbajtur një konferencë për media, ku ka analizuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të djeshme për Këshillin Nacional Shqiptarë.

Arbri

Pajaziti ka theksuar se, Partia Demokratike sot ka ftuar këtë konferenc për të analizuar procesin zgjedhorë të ditës së djeshme për zgjedhjet e Këshillit Nacional. Sipas rezultateve preeliminare që i kemi del se:
1. Koalicioni PD – BDL për Komunën e Bujanocit ka marrur 2430 vota,
2. Koalicioni PDSH – LPD – RD 1177,
3. Koalicioni PVD – UDSH 2084,
4. Lista qytetare “Nagip Taipi” 59, dhe
5. Shoqëria civile Perspektiva 103 vota.
Numri i përgjithshëm i votuesve ka qenë 5853, ose 36.95%. Gjithashtu ne kemi bërë një analizë të përgjithshme të zgjedhjeve lokale të vitit 2012, zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit 2014, si dhe zgjedhjet e 26 tetorit për këshillin nacional dhe vërejmë se kemi një ngritje të votave sa i përket Partisë Demokratike. Pajaziti gjithashtu ka dekalruar se, në zgjedhjet lokale të vitit 2012 Partia Demokratike si e vetme ka fituar 12 këshilltarë në kuvendin Komunal, ndërsa PVD dhe UDSH së bashku kan fituar 12 këshilltarë, dhe në këto zgjedhje për Këshill Nacional Partia Demokratike ka 346 vota më shumë PVD bashk me UDSH. Bartësi i listës së PD-së, ka deklaruar se, “gjithashtu është për tu habitur fakti se PVD ka 8000 vota më pakë se ato që i more në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit 2014. 400%. Koalicioni PD – BDL në Preshevë ka marrur 456 vota si dhe në Medvegjë ka marrur 127 vota. Dhe numri i përgjithshëm i votave të koalicionit PD – BDL është 3022 vota. Gjithashtu nga informatat që na kan arrdhur nga tereni në vendvotimin në Banjën e Sijarinës në Medvegjë, PD-së iu janë anuluar 100 vota nga komisionerët e PVD-së duke i shkarravitur fletvotimet, dhe janë shpallur si të pavlefshme. Është për tu habitur fakti se si PVD i morri 1047 vota në Medvegjë, kur dihet se atje jetojnë rreth 500 shqiptarë. Po të mirret për bazë edhe 3 autobus që kan shkuar nga Kosova e që në një autobus mund të hypin rreth 50 vetë i bie që, në Medvegjë realisht kan mundur të votojnë rreth 500 gjithsejt, pa i llogaritur ata nën moshën 18 vjeçare të cilët nuk kanë të drejtë vote. Partia Demokratike sot ka bërë ankesë në Komisionin Republikan Zgjedhorë, dhe ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në komunën e Medvegjës. Gjithashtu për të gjitha këto parregullsi PD e ka njoftuar para kohe edhe OSBE-në, e cila nuk ka ndërrmarur asnjë masë që mos të ndodhë mbushja e kutive.
pajaziti në fund ka theksuar se, “ne i faleminderiojmë të gjithë votuesit për përkrahjen që ia kanë dhënë Koalicionit PD – BDL dhe për pjekurinë politike të cilën e kanë dëshmuar gjat gjithë fushatës zgjedhore. Gjithashtu i faleminderojmë të gjithë ata shqipëtarë të cilët i kan votuar partit tjera dhe ne si PD ju garantojmë se do të punojmë për interesa të shqiptarëve pa dallime politike. Tash po presim edhe rezultatin zyrtarë nga komisioni republikan zgjedhorë, dhe pasi të përfundojë ky proces do fillojmë menjëherë me konstituimin e organeve të Këshillit Nacional, sepse na pret një punë e madhe deri në realizimin e objektivave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe më gjërë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com