Pajaziti: PD e përgaditur më mirë se kurrë më parë për zgjedhjet e KNSH

0

Ka filluar sot grumbullimi i nënshkrimeve për përkrahjen e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptarë që do të mbahen më 26 tetorë të këtij viti.

foto 3

“Partia Demokratike është e përgaditur më mirë se kurrë më parë për zgjedhjet e KNSH-së, këtë e dëshmonë edhe interesimi i madh i qytetarëve për tu antarësuar në Partinë Demokratike, kjo na bënë më të fortë se më pare dhe jemi të bindur në fitore” ka theksuar Arbër Pajaziti, i cili njëherit është i pari në listën e këshilltarëve të PD-së për këto zgjedhje. Edhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi, gjatë nënshkrimit në Shtëpinë e kulturës, ka deklaruar se PD i ka bërë të gjitha parapërgaditjet dhe pritet që 300 nënshkrimet sa janë të nevojshëm për dorëzimin e listës, do të tejkalohen gjatë ditës së sotme dhe procesi i grumbullimit të nënshkrimeve të kryhet Brenda ditës” Arsyeja përse grumbullimi i nënshkrimeve është organizuar vetëm në tre vendbanime, Bujanoc, Tërrnoc dhe Bilaç, është bërë me qëllim të mosmalltretimit të qytetarëve në këtë ditë tregu, thotë Pajaziti. Vlenë të theksohet se grumbullimi i nënshkrimeve për përkrahjen e listës së PD-së për zgjedhjet e KNSH-ës ka filluar nga ora 10:00 në këto vendbanime:

  1. Bujanoc- Shtëpia e kulturës.
  2. Tërnoc – Çerdhja e fëmijëve.
  3. Bilaç – Bashkësia lokale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com