Padit prindërit, pasi ia shkatërruan koleksionin pornografik
08:30 | 16 Prill 2019

I riu pretendon se ato vlenin dhjetëra-mijëra dollarë, ndaj kërkon rreth 86.000 dollarë për dëmshpërblim nga prindërit, transmeton lajmi.net.

Problemet nisën kur djali u kthye me prindërit e tij për të jetuar për rreth 10 muaj në 2016 pas divorcit që kishte pasur me gruan e tij.

Më vonë, kur ai u largua nga shtëpia dhe gjërat e tij u dërguan në shtëpinë e tij të re, ai vuri re një mungesë të madhe. Ishin zhdukur 12 kuti të mbushura me filma pornografie.

Si rezultat, ai deshi të iniconte një padi kundër prindërve të tij. Më pas i ati mori përsipër fajin për shkatërrimin e audiove, sipas dokumenteve të gjykatës, por nën pretekstin se po ruante shëndetin mendor të të birit.

”Besoje ose jo, një arsye pse unë shkatërrova “arsenalin” tënd pornografik ishte për shëndetin tënd mendor dhe emocional … Do të kisha bërë të njëjtën gjë nëse do të kisha gjetur një kilogram kokainë”, i kishte thënë babai të birit.

Pavarësisht kësaj, djali pretendon se koleksioni vlente 29,000 dollarë dhe përfshin disa filma të rrallë dhe jashtë-serie. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella