Pacolli: Serbia e ka njohur Kosovën me pranimin e policave të sigurimeve

0

Udhëheqësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën duke pranuar policat e sigurimeve.Ai ka thënë për Indeksonline se rezultatet e takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet palës së…

Pacoli
Udhëheqësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën duke pranuar policat e sigurimeve.

Ai ka thënë për Indeksonline se rezultatet e takimit të sotëm në Bruksel ndërmjet palës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht për dakordimin që marrveshja e nënshkruar në qershor të implementohet, në mënyrë reciproke dëshmon se Sërbia e ka njohur Kosovën.

“Siç u kam njoftuar edhe më parë, në vijim keni policën e sigurimit kufitar apo policën TPL + e cila është e vlefshme për territorin e Maqedonisë dhe të Serbisë. Rezultatet e takimit të sotëm në Bruksel, përkatësisht dakordimi që marrëveshja e nënshkruar në Qershor të fillojë të implementohet në mënyrë reciproke, dëshmon se Serbia ka njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com