OVL UÇPMB: E papranueshme dalja në zgjedhjet për Këshill Nacional

0
OVL UÇPMB: E papranueshme dalja në zgjedhjet për Këshill Nacional

Organizata e Veteranëve të Luftës aë UÇPMB – së me vëmendje është duke përcjellur zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës.

Subjektet politike po vazhdojnë me avazin e tyre tashmë të njohur duke ftuar shqiptarët e këtyre trojeve të integrohen në insitucionet shtetërore. Ne jemi të shqetësuar pse ka vullnet kaq të shtuar që shqiptarët të ftohen për integrim në këto institucione, pa ia ofruar atyre ndonjë shpjegim lidhur me përparësit dhe avantazhet që ka ofruar deri tani politika integruese në instiucionet shtetërore. Nëse populli nuk ka përfituar asgjë atëherë shtrohet pyetja kush po përfiton nga kjo situatë përveç atyre që po ftojnë – pra subjektet politike!

Ftesa për të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillin Nacional nga subjektet politike më së miri e ilustron situatën se interesi kombëtarë i shqiptarëve të këtyre trojeve nuk ze vend aspak edhe në ato institucione ku thirren për të mbrojtur kinse interesat kombëtare të shqiptarëve siç është ky këshill. Për OVL e UÇPMB – së është e papranueshme ftesa për dalë në zgjedhjet e Këshillit Nacional nga kampet e ndara politike. Nëse bëhet fjalë për interes kombëtarë të shqiptarëve atëherë ai është i njëjti për të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Nëse kemi të bëjmë më interesa të grupeve, klaneve, partive, bizneseve, emrime të drejtorëve nëpër shkolla është e qartë se ftesa për zgjidhjen e problemeve kombëtare për mes këtij këshilli reduktohet në realizimin e interesave të këtyre grupimeve për favoret politike, grupore dhe familjare.

OVL e UÇPMB – së ia përkujton opinionit publik se deri më tani tek ne me përkrahjen e fuqishme të subjekteve politike është themluar Trupi Kordinues për zhvillim ekonomik, rajoni ka mbetur ende më i pazhvilluari. Është themeluar Këshilli i Sigurimit me organet e sigurisë së pushtetit serbë, siguri nuk ka, rajoni mbete ende i militarizuar sidomos në vendet e populluara me shqiptarë në Malësinë e Karadakut. Janë zgedhur deputet në Parlamentin e Serbisë për të përfaqësuar shqiptarët, edhe pse është pranuar nga këta deputet se deri tani as një kërkesë e vetme nuk është zgjidhur. Mundë të themi se i vetmi përfitim nga ky përfaqësim i shqiptarëve në palamentin e Serbisë ishte përfitimi material në dobi të interesave të atyre që u zgjodhën në emër të popullit. Është biseduar për tekste shkollore nga shteti amë, kemi mbetur pa tekste fare. Është premtuar njohje diplomash, rinia ikin pse nuk kanë perspektiv për shkak të mosnjohjes së diplomave. Qyteti i Preshevës ka mbetur pa kompetenca të gjyqësorit sepse janë bartur në dretjim të Vrajës. Që nga viti 2008 janë burgosur maltretuar dhe dënuar dhjetëra shqiptarë me pa të drejtë. Janë shpallur vendime për gjykime kundër krimeve njerëzore edhe pse kanë rezultuar peocese të montuara politike.

Dështimet lidhur me Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit kanë vendos një njollë të zezë në ndërgjegjën e secilit prej neve, në veçanti në ndërgjegjën e atyre që ishin të implikuar në këtë çështje. Lapidari nuk do të harrohet kurrë deri sa të mos kthehet në vendin e merituar për t’ia kthyer lavdinë deh nderin dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB – së për bashkim kombëtarë.

OVL e UÇPMB – së fton të gjitha subjektet politike, shoqërinë civile, organizimin fetarë të Bashkësive Islame, të tregojnë përgjegjshmëri kombëtare, morale dhe fetare që veprimtaria e tyre të orientohet në shërbim të interesave kombëtare të shqiptarëve autokton në trojet e tyre shekullore. I bëjmë apel gjithë faktorit politik shqiptarë që të hartojnë një platformë të përbashkët ku do t’i unifikojnë qëndrimet politike karshi poitikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Është koha e fundit që orientimi ynë politik duhet ta senzibilizoj edhe më shumë politikën në Prishtinë dhe Tiranë që të kryejnë detyrimet e tyre kushtetuese dhe kombëtare karshi shqiptarëve në këtë pjesë të tokës arbërore. Është obligim kombëtarë i yni që të sigurojmë perspektiva ekonomike dhe zhvillimore për të rinjt tanë. Përndryshe do të ballafaqohemi situatën e shqiptarëve në Medvegjë të cilët vendin e tyre do ta kujtojnë vetëm gjatë manifestimeve kulturore siç është ai i Një Majit, thuhet në njoftimin e kryesisë së OVL-së UÇPMB, me kryetar Nazmi Hajredinin

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com