OVL-të e UÇPMB-së kërkojnë kthimin e lapidarit

0
Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së, dega në Preshevë, Nazmi Hajredini, thotë se gjendja e veteranëve të luftës është e mjerueshme.
Ai ka kërkuar që të krijohen kushte më të mira për këtë kategori, duke kërkuar edhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve. Gjendja e veteranëve të luftës në Kosovën lindore është në gjendje të mjerueshme pasiqë veteranët e luftës nuk pajtohen me kushtet që i kanë dhe për me tepër janë diskriminuar”, ka thënë për RTK-në, Hajredini. Ai ka thenë se veteranët kërkojnë që të kthehet lapidari në vend të vet, ose të gjindet zgjidhje për kthimin e të vetmit lapidar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com