OVL-ja e UÇPMB-së reagon kundër zëdhënsit të kryetarës së komunës të Preshevës (Foto)

0

R E A G I M

Organizata e veteranve te luftës e ish UÇPMB-së reagon ashpër në lidhje me një status në FB të zëdhënsit të kryetares së komunës së Preshevës, Abdullah Ahmeti i cili shantazhon në mënyrën më të keqe ish Komandantët e kësaj ushtrie çlirimtare duke i quajtur komandant të parave. Njerëzit e llojit të tillë mundohen me çdo kusht që ta njollosin personalitetin e komandantëve tanë dhe ish UÇPMB-së në pëgjithësi. Po të ishtë një njeri i rëndomt ndoshta do ta kishim arsyetuar por një njeri me ndikim politik madje edhe zëdhënës i një kryetareje kjo nuk ka asnjë justifikim dhe i kalon të gjithë kufijtë. Ne si OVL e ish UÇPMB-së ndjehemi tepër të zhgënjyer e të ofenduar me këtë “deklaratë”të tij. Këto shpifje të këtij njeriu të paskrupullt lëre që nuk i kontribojnë unitetit në vendin tonë por përkundrazi shpifjet e llojit të tillë dëmtojnë imazhin e shqipëtarëve në këto treva. Ne si Ovl kërkojmë nga i apostrofuari që të këkojë falje publike për këtë gjest anti politik e anti njerzorë dhe definitivisht të largohet nga politika. Gjithashtu kërkojmë edhe nga kryetarja e komunës që në emer te kabinetit të saj të kërkoj falje publike në të kundërtën kuptojmë se kjo shpifje është bërë me bekimin e saj dhe të subjektit që përfaqëson.

Më 17.06.2017
Bujanoc

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com