OVL e UÇPMB-së reagon ndaj vendimit të një anshëm të "YUMCO"-së
13:12 | 03 Shkurt 2018

Organizata e veteranëve të ish-UÇPMB-së ka reaguar ndaj vendimit të njëanshëm të punsimit në ndërmarrjen e prodhimit "YUMCO"-së nga Vranja e cila ka hapur degën e saj në Bujanoc, duke i punsuar vetëm tre Shqiptarë.

REAGIM

Organizata e Veteranëve të ish UÇPMB-së reagon ndaj vendimit të njëanshëm të ndërmarjes jumko në Bujanoc për përzgjedhjen e njëanshme të punëtorëve në këtë fabrikë tekstili e cila u hap në komunën e Bujanocit. Nga 65 punëtorë që filluan punën në këtë ndërmarrjeve vetëm 3 janë shqiptarë. Edhe njëherë u vërtetua diskriminimi që po ju bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës në përgjithësi e atyre të Bujanocit në veçanti Ne si OVL e UÇPMB-së kërkojmë nga autoritet komunale që të bëjnë trysni mbi kompaninë në fjalë që të gjejë zgjidhje edhe për shqiptarët e papunë në këtë komunë të varfër. Ashtu siç u nda pushteti në këtë komunë,le të bëhet ndarja e punësimit edhe në këtë kompani dhe kompani tjera. Shpresojmë që së shpejti të rishikohet ky proces i punësimit në mënyrë që edhe shqiptarët të përfitojnë,sepse edhe ne kemi të drejtën e punësimit pasi që jemi taksapagues dhe banorë të këtij rajoni. 03.02.2018. BUJANOC.
Françeska Jaçe