OVL e UÇPMB-së fton partit Shqiptare të unifikohen

0

OVLUCPMB

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së më seli në Bujanoc, duke parë me vëmendje ecurinë për formimin e koalicionit të ri qeverisës në Bujanoc shpreh shqetësimin e saj për mos arritjen e një qeverisje me përbërje të shumicës së partive shqiptare në vendin tonë.

OVL i bënë thirrje gjithë partive shqiptare në komunën e Bujanocit për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm Kujtojmë të gjithë ata që kanë harruar se dëshmorët e UÇPMB-së dhanë jetën e tyre që shqiptarët të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të ardhmen e këtij vendi e jo të ndarë pikë e pesë. Është koha e fundit që bashkimi jonë të ndodh andaj të bëni kujdes dhe të gjeni një zgjidhje për bashkim në qeverisje ashtu siç u bashkuan gjithë luftëtarët për liri./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com