OVL e UÇK-së: Skenar për shpërnguljen e shqiptarëve në Maqedoni

0

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke e përcjellë me shqetësim situatën në Kumanovë, përkatësisht në lagjen e trimave, ku forcat barbare sllavomaqedone kanë sulmuar popullatën civile shqiptare të pambrojtur, me pretekstin e luftimit të grupit terrorist.

uck

“ Skenaret e tilla kanë për qëllim, frikësimin dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre. I bëjmë thirrje forcave barbare që të tërhiqen nga Kumanova dhe ta lënë popullatën të qetë sepse ne shqiptarët jemi mësuar me skenare të tilla nga barbarët serbosllav”, thuhet në reagim.

Moszbatimi i marreveshjes së Ohrit që nga viti 2001, i detyron shqiptarët që të vetmbrohen si formë e ligjshme dhe e domosdoshme si dhe të shkojnë përtej kësaj hibrid-marreveshje të cilës i ka kaluar koha.

I shprehim ngushëllime të gjitha familjeve të shqiptarëve të vrarë dhe njëherit ju bëjmë thirrje forcave që dolën në mbrojtje të populates, që të jenë të kujdes’shëm sepse do të duhej që të gjithë skenarët e pushtuesit sllavomaqedon të dekonspirohen dhe pastaj të vihet në zbatim platforma mbarëshqiptare.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com