OSBE i dhuron studentëve në Bujanoc, projektor, laptop dhe aparat për fotokopje

0

Në hapësirat e paralelës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc sot qëndroi shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard, ai me bashkëpunëtorët e tij i dhuroi studentëve që vijojnë mësimin në fakultetin e lartëpërmendurë një aparat fotokopje, një laptop dhe një projektor, që ata të kenë mundësi për një shërbim me paisje më moderne për punë.

Muki 1Siç mund ta dini Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE ka ofruar dhe vazhdon ta mbështetsë këtë paralele të fakultetit ekonomik në Bujanoc që nga fillimi i punës së tij, tha para të pranishmëve shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard duke shtuar se OSBE nuk është organizatë donatorësh, ne thejsht nuk i kemi resursert ekonomike që të sillemi si e tillë. OSBE është një organizatë, instrument i 57 shteteve anëtare të kësaj organizate, thjesht vendet anëtare nuk na japin neve mjete financiare që ne të sillemi si organizatë donator, theksoi Burkhard. Shefi I misionit të OSBE-së u prit nga dekani I këtij fakulteti ekonomik të Suboticës Universiteti i Novi Sadit, Nenad Vunjak. Ky i fundit falënderojë ambasadorin Burkhard për mbështjetjen e dhënë nga misioni i tij. Ai tha se çdo dhurat e vogël apo e madhe ka vlerën dhe rëndësin e saj dhe gjithmonë jemi mirënjohës për ndihmën që i ofrohet këtij fakulteti e në veçanti studentëve nga OSBE. “Ne pa ndihmën tuaj, të komisares së Lartë për Pakica Kombëtare pran kësaj organizate, qeverisjes lokale, nuk do të kishim mundur të arrinim atë që e kemi arriturë deri tani, falënderoi personalisht ambasadorin Burkhard që gjithmonë ka qenë i disponueshëm ta ndihmojë në zhvillimin pozitiv të arsimit në këto hapësira. Ne sa herë që diçka të fotokopjojmë do të themi se e ka sjellë zotri Burkhard dhe se kjo ndihmë ka ardhur nga OSBE”./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com