Organizohet marsh për bashkimin e Luginës me Kosovën
09:56 | 08 Nentor 2018
Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Këtë njoftim e ka bërë të ditur edhe kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi përmes një njoftimi në Facebook.

Në këtë marsh pritët të marrin pjesë shqiptarë nga gjitha trojet të cilët mbështesin bashkimin e luginës me Kosovë.

“Të shtunën më datë 10 nëntor, shoqata “Çamëria” në Kosovë organizon marshin mbështetës për bashkimin e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Tubimi i shqiptarëve përkrahës të këtij manifestimi paqësori është para bibliotekës kombtare në Prishtinë gjer ora 11:00 prej ku edhe fillon marshimi në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”. Në këtë tubim, pritet të marrin pjesë shqiptar nga gjitha trojet. Prandaj, Të interesuarit për pjesmarrje mund t’i japin fuqi këtij tubimi madhor!”, ka shkruar Kamberi. 

 

Alesia Bami